Është një nga destinacionet më të preferuara të momentit, dhe është e habitshme fakti që nuk ka asnjë buxhet të vendosur për marketingun e Amsterdamit.
Në fakt nuk ka nevojë, turistët arrijnë fare lehtë dhe tashmë i dinë dhe pikat turistike.
Amsterdami mban vendet më të bukura historike dhe kulturore. Ja cilat janë disa nga gjërat që mund të bësh ndërkohë që viziton këtë qytet.
-Merr një biçikletë
Amsterdami është qyteti ku njerëzit lëvizin më shumë me biçikleta, dhe kjo është mënyra më e mirë për ta njohur vendin. Gjithashtu është dhe një mënyrë e shpejtë, të shikosh kaq shumë vende në një kohë të shkurtër. Shumë vende japin biçikleta me qera për vetëm 35 ? për tre ditë.
-Ushqehu si një vendas
Amsterdami si të gjitha vendet e botës ka ushqimet e tij të çastit, por në këtë vend ka dhe shumë ushqime me origjinë indonesiane, të cilat janë tepër të pëlqyeshme nga vendasit dhe të huajit.
Vizito shtëpinë e Anna Frankut
Anna Frank dhe ditari i saj i famshëm ju janë bërë kaq familjarë, duke i parë në filma dhe në television dhe ju duket sikur tashmë ju keni qënë në shtëpinë e saj. Por dhe pse familjar me historinë e saj ju nuk duhet ta humbisni rastin ta vizitoni për nga afër shtëpinë e saj në Amsterdam. Është e hapur çdo ditë nga ora 9 e mëngjesit deri në 10 të darkës, dhe hyrja kushton vetëm 9.50 ?
-Hidhi një sy dyqaneve përreth
Amsterdami ka një sërë opsionesh për sa i përket dyqaneve, ka çdo gjë të mundshme, nga ushqimi, lulet, gjërat antike, apo dhe veshjet
Foto: Freepek.com