Home ShowBiz Objektivi i radhës i Rita Ora-s, të krijojë një familje!
Objektivi i radhës i Rita Ora-s, të krijojë një familje!
0

Objektivi i radhës i Rita Ora-s, të krijojë një familje!

0
0

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka folur së fundmi për planet për të krijuar familje bashkë me partnerin e saj, regjisorin e njohur Taika Waititi. Në fillim të këtij muaji, dyshja festuan përvjetorin e parë të martesës së tyre. 32-vjecarja ka folur hapurt për planet e ardhshme të çiftit për fëmijë, pasi ajo pranoi se shpreson të krijojë një familje shumë shpejt.

Unë do të doja të kisha fëmijë sigurisht por kur të jetë koha e duhur.

Ora është shfaqur së fundmi në kopertinën e revistës “Tatler” dhe për herë të parë u është përgjigjur kritikave për jetën e saj private.

Këngëtarja është folur shumë për marrëdhëniet e saj të shumta romantike me personazhe si Rob Kardashian, Andrew Garfield, Lewis Hamilton, Calvin Harris, etj.

Pikërisht për këdo që ka pasur një koment për këtë, Rita ka dhënë një përgjigje duke u shprehur: “Kur të dashurit e mi dhe njerëzit e mi të afërt lexojnë diçka që i lëndon, kjo më vret shumë. Por unë nuk harxhoj kohë duke menduar për atë që njerëzit mendojnë për mua për shkak të kësaj. Nuk mund të kontrollosh se çfarë mendojnë njerëzit për ty, sidomos kur je në sy të publikut, por unë pres që një mashkull të kritikohet për të gjitha të dashurat që ka pasur”.

Linku: https://bangpremier.com/story/8/2860950/rita-ora-would-love-to-start-a-family

Foto: https://www.instagram.com/ritaora/