Home Travel Në turizmin shqiptar ka diçka që nuk po ndryshon kurrë sipas Arbana Osmanit
Në turizmin shqiptar ka diçka që nuk po ndryshon kurrë sipas Arbana Osmanit
0

Në turizmin shqiptar ka diçka që nuk po ndryshon kurrë sipas Arbana Osmanit

0
0

Arbana Osmani është një nga personazhet publik që e kemi parë gjatë gjiuthë kohës të udhëtojë vazhdimisht duke eksploruar vende të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

Moderatorja pas 3 vitesh kthehet me pushime në Jug të vendit dhe nëpërmjet një postimi krahas gjërave pozitive të natyrës dhe turizmit në vendin tonë rënditi dhe diçka që sipas saj nuk po ndryshon kurrë ndër vite.

‘Kisha fiks tre vite pa ardhur ne Jug me fëmijët. Dhe me gjithë frikën se mos gjenim trafik, në fakt rrugët e zgjeruara dhe përmirësuara ishin një surprizë e bukur dhe nuk u bllokuam askund (ndryshe nga ç’ndodh kur ikim ne Veri psh). Bukuritë natyrore ky i vend i ka, na i ka falur Zoti dhe besoj te gjithë jemi dakort që kemi një Rivierë fantastike, dhe gjithmonë e me tepër struktura hoteliere me kushte optimale; dhoma super design dhe restorante te hatashme; pashë me shumë opsione për çdo gjë, sporte uji, spa, shopping çdo gjë krahasuar me 3 vite më parë. Por në këto pak ditë këtu vura re që fatkeqesisht vetëm një gjë nuk ka ndryshuar dhe që është përtej luksit, varkave e carpacio-ve, rezidencave me 5 yje dhe plazheve me vibe mykoniane; teksa je duke pushuar me fëmijët e tu, miqte e tu apo thjesht duke kaluar rastesisht, ka gjithmone një pronar që i uleret një punonjesi dhe e trajton si kafshe, me nje fjalor te dhunshëm e ofendues si të ishte gjëja me normale. Dhe në ate moment , edhe pse asnjeri prej tyre se ka me ty( përkundrazi ty të respektojnë ne max) shija e keqe që të le nje debat absurd e banal me tone te larta në gjuhen amë, nga njerezit e vendit tend( se mbase te isha ne nje vend te huaj sdo më bënte aq pershtypje) të mbetet. Dhe fillon e pyet veten a do bëhemi ndonjehere? A do mund te respektojme ndonjehere njeri tjetrin? Jo ta duam; ta respektojme. Pronari punonjesin. Punonjesi pronarin. Klienti klientin ne shezllonin ngjitur. Skafisti plazhistet. Shqiptari shqiptarin. Nuk do ta bejne kete vend turistet italiane që kërkojnë Shqipërinë ku hahet lirë se njesoj do ankohen prap se e kane në gjak:) Ketë vend do ta bëjmë ne, por vetem nese respektohemi pak më shumë. Pak fare.’

Linku: https://www.instagram.com/p/CwgG2BpImvr/?img_index=1

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/arbanao/

tags: