Home Lifestyle 3 lloje xhinsesh që nuk do dalin kurrë nga moda
3 lloje xhinsesh që nuk do dalin kurrë nga moda
0

3 lloje xhinsesh që nuk do dalin kurrë nga moda

0
0

Çdo sezon i ri shoqërohet me blerje të reja për garderobën tuaj, megjithatë xhinset janë mëse të domosdoshme. Është koha për të kërkuar një palë xhinse perfekte që do t’i vishni vazhdimisht.

Në pasarelat e modës (koleksionet e Vjeshtë/Dimër 2023), kemi parë shumë modele të xhinseve, që janë aq sa klasike edhe elegante dhe padyshim do i vishnim shumë shpesh.

Në sfilatën “Celine”, Hedi Slimane prezantoi dhjetëra palë xhinse të veshura në mënyrë perfekte nga modelet.

Janë 3 stile të xhinseve që nuk do dalin kurrë nga moda e as nga dollapi ynë:

-Kjo siluetë ka qenë e njohur që nga vitet ’60 dhe ’70 dhe është një mënyrë e mirë për të investuar. Këto xhinse me bel të lartë janë të dizenjuara për të theksuar në mënyrë delikate format trupore.

-Kujt nuk i pëlqejnë një palë xhinse të bukura? Kjo prerje e këndshmë që përfundon te kyçi i këmbës krijon një siluetë shumë elegante.

Që nga vitet ’80 në gardërobën tonë, xhinset pak të gjera e të drejta lart janë stili i preferuar.

Nuk kanë asgjë të tepërt, përshtaten me çdo gjë!

Linku; https://www.rachaelrayshow.com/articles/3-denim-trends-that-will-never-go-out-of-style

Foto:Freepek.com