Lajme të mira nga spitali për portierin, Etienne Vaessen. Gardiani i Valvijk, i cili humbi ndjenjat përballë Ajaksit ka pësuar përmirësim të shëndetit, duke reaguar. Sipas klubit holandez, 28-vjeçari nuk mban mend asgjë nga ajo përplasje me kundërshtarin, gjithsesi tashmë gjendet jashtë rrezikut për jetën. Ndërhyrja e shpejtë e mjekëve në fushën e lojës ka shërbyer për mirë për gjendjen e Vaessen.
“Jemi jashtëzakonisht të tronditur nga aksidenti i pësuar nga portieri ynë. Problemi nuk ka të bëjë me zemrën, por kryesisht goditjen e marrë nga Brobbey në pjesën e kokës, me gju ose me këmbë, e cila çoi në të fikët Etienne-it”, shpjegoi për mediat një prej zyrtarëve të klubit të Waalwijk.
Ajaks po udhëhiqte deri në momentin e kësaj ngjarje me shifrat 3-2 për tu ndërprerë më pas dhe mos rinisur.
Foto:Freepik.com