Home ShowBiz Diola Dosti zbulon arsyen e vërtetë pse mori fund shoqëria me Nitën
Diola Dosti zbulon arsyen e vërtetë pse mori fund shoqëria me Nitën
0

Diola Dosti zbulon arsyen e vërtetë pse mori fund shoqëria me Nitën

0
0

Diola dhe Nita gjatë qëndrimit në Big Brother Vip ishin super shoqe të ngushta. Por pasi vajzat dolën jashtë duket se miqësia e tyre nuk e kaloi testin.

Mbrëmjen e djeshme, e ftuar në programin “Natën me Aulonën”, Diola ka folur për herë të parë rreth miqësisë së tyre duke u shprehur se nuk janë më shoqe.
Shkak për këtë, sipas Diolës, u bë ftohtësia dhe indiferenca e Nitës, duke shtuar se i gjithë përkushtimi dhe investimi që i dha shoqërisë së tyre brenda BBV, nuk ju kthye njësoj jashtë.

“Investimi emocional që unë dhashë aty brenda nuk u barazua jashtë. Pashë një energji totalisht ndryshe dhe pak e zhgënjyer dhe thashë: “E di çfarë, kur unë investohem dhe nuk marrë diçka mbrapa unë më mire të fus vizën.” I uroj më të mirat në jetë se është një vajzë shumë e mire.”-tha ajo.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=3KLDmk9XVTU

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/dioladostiofficial/

tags: