Aktori dhe regjisori, Mark Duplass ka folur hapur mbi luftën e tij prej dekadash me ankthin dhe depresionin.
Producenti dhe ylli i “The Morning Show” u shfaq në Instagram me një përditësim mbi shëndetin e tij mendor.
“Ndonjëherë është thjesht një ndjenjë delikate se diçka thellë brenda është e gabuar. Ndonjëherë është pak më e fortë dhe ndikon në aftësinë time për të funksionuar siç duhet. Dhe nganjëherë ai kalon nëpër derën time të përparme dhe më shtyn në tokë për një kohë të panjohur dhe në dukje të pakapërcyeshme”, ka shtuar ai.
Duplass ka thënë tutje se prapa fotografive ku ai mund të ketë pozuar “i lumtur dhe i buzëqeshur”, ndonjëherë fshihet frika dhe trishtimi.
“Kur shoh fotografi të vetes si kjo, mund të shoh frikën dhe trishtimin pas buzëqeshjes. Edhe në momentet e mia më të ‘lumtura’. Por në momente si këto, kur bota është kaq thellësisht e tmerrshme dhe e trishtuar, është një luftë vetëm të qëndroj në këmbë dhe të mos rrëzohem”, shkroi ai.
Mark nënvizoi se vjen nga perspektiva e dikujt me vite përvojë që merret me këtë dhe sisteme të shkëlqyera mbështetëse, ushtrime të përditshme, tetë orë gjumë e mjekim të duhur.
“Kështu që doja të kaloja një moment për të dërguar dashurinë dhe mbështetjen time për të gjithë ju që mund të keni të bëni me diçka të ngjashme”, shkroi ai.
“E di që i kemi dëgjuar të gjitha fjalët e kota më parë, por ndonjëherë është mirë t’i dëgjojmë përsëri. Ti nuk je vetëm. Ka ndihmë. Kjo do të kalojë”, shtoi ai.