Home Lifestyle Reduktimi kalorik, përmirëson muskulaturën
Reduktimi kalorik, përmirëson muskulaturën
0

Reduktimi kalorik, përmirëson muskulaturën

0
0

Një reduktim modest prej 12% të kalorive sjell benefite të mëdha për organizmin, dhe bën muskulaturën më efikase duke përmirësuar funksionimin. Prej vitesh kërkimet mbi kafshët kanë vërtetuar se një reduktim i totalit kalorik zgjat pritshmërinë e jetës dhe sjell një përmirësim të dukshëm të gjendjes shëndetesore të organizmit.

Studimi i fundit i realizuar mbi njeriun ka treguar gjithashtu se reduktimi i kalorive në masën 12% ka sjellë një humbje të peshës me 10.4%, një përmirësim të profilit metabolik dhe gjithashtu në shëndetin e sistemit kardiovaskular. Është vërejtur një humbje e vogël e masës muskolare, por ndryshe nga sa pritej, është shoqëruar me rritje të forcës, rezistencës dhe funskionimit të muskujve.

Gjithashtu është ulur ndjeshëm edhe gjendja e inflamacioneve në organizëm, duke prodhuar madje me shumë energji, si tek kafshët ashtu edhe tek njeriu.

Studimi është rezultat i punës kërkimore të Institutit Kombëtar për procesin e rritjes dhe plakjes në SHBA dhe është publikuar në revistën Aging Cell.

Linku: https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC6683015/

Foto: Freepik.com

 

tags: