Ylli i muzikës rrok Jon Bon Jovi është shpallur personi i vitit 2024 nga organizata jofitimprurës MusiCares.
Krahas arritjeve në fushën e muzikës, Bon Jovi po njihet edhe për punën e tij filantropike.
Në vitin 2006, ai themeloi Fondacionin Jon Bon Jovi Soul, i cili ka si qëllim të ndihmojë të varfërit dhe të pastrehët.
Në një deklaratë muzikanti shprehu mirënjohje për këtë vlerësim.
“Puna filantropike ka qenë një gur themeli i jetës sime dhe ka ecur gjithmonë së bashku me karrierën dhe arritjet e mia muzikore. Gati dy dekada më parë, kur formova JBJ Soul Foundation dhe JBJ Soul Kitchens, pashë dhe vazhdoj të shoh ndikimin që ka bamirësia në komunitet. Unë e di të them me siguri: Të ndihmosh komunitetin do të thotë ndihmosh veten.”
61-vjeçari është vokalisti i një grupi jashtëzakonisht të suksesshëm të, i cili u formua në vitin 1983. Grupi është i famshëm për hite të tilla si “Livin On A Prayer”, “You Give Love A Bad Name” dhe “Its my life”.
Ky grup mbetet një nga grupet më të mëdha në industrinë e muzikës amerikane.
Linku: https://www.udiscovermusic.com/news/jon-bon-jovi-2024-musicares-person-of-the-year/
Foto:
https://www.instagram.com/p/Cxx0LbqOMFC/