Home Lifestyle Ekspertët: Tradhtia ‘ndeshet’ 1 në 5 martesa
Ekspertët: Tradhtia ‘ndeshet’ 1 në 5 martesa
0

Ekspertët: Tradhtia ‘ndeshet’ 1 në 5 martesa

0
0

Sipas ekspertëve, një formë e tradhtisë mund të ndodhë një në pesë martesa. Përveç asaj që përkufizohet si tradhti , ndërsa vitet kalojnë, një lidhje kalon nëpër faza të ndryshme dhe njerëzit pyesin veten: Nëse ndodh diçka e tillë, a ja vlen të tentohet një fillim i ri?

Kjo bisedë është ringjallur së fundmi në debatin publik prej dokumentarit të Beckham-s dhe periudhës së vështirë që kaluan David dhe Victoria kur ajo kishte mbetur në Angli dhe ai në Madrid dhe të gjitha gazetat aluduan për tradhti.

“Nuk mund t’ju them se sa e vështirë ishte dhe sa shumë ndikoi tek ne. Ishte periudha më e vështirë sepse e ndjenim se e gjithë bota ishte kundër nesh. Edhe ne u kthyem kundër njëri-tjetrit ”, thotë Victoria në dokumentar. Beckhams duket se ia kanë dalë ta menaxhojnë me sukses këtë periudhë të vështirë të jetës së tyre.

Por çfarë thonë ekspertët e marrëdhënieve  për këtë? A mund të riktheheni në një lidhje pas tradhtisë? Dr. Aileen Alegado , psikologe klinike dhe drejtoreshë e “Mindset Consulting”,  flet hapur mbi temat e ndryshme që lindin rreth tradhtisë në çifte.

A është e mundur të kapërcesh tradhtinë në martesë?

Sipas të dhënave nga hulumtime të ndryshme, nuk ka rëndësi se sa herë do të grinden një çift, por sa efektivisht do të zgjidhin problemet e tyre. Dr. Alegado thotë se:  Askush nuk është perfekt dhe të gjithë mund të bëjmë gabime. Mënyra se si i trajtojmë ata është ajo që ka rëndësi në çdo marrëdhënie. Pra, po, të kesh një lidhje jashtëmartesore mund të prishë besimin në martesën tuaj dhe të shkaktojë grindje që mund të ndryshojnë jetën tuaj. Por nëse një çift di të menaxhojë konflikte të tilla, ata kanë një shans më të mirë për të zgjidhur problemet e tyre.

Të dyja palët duhet të jenë të gatshme të trajtojnë çështjet që çuan në pabesi dhe të punojnë për to.

“Ata duhet të rindërtojnë besimin me njëri-tjetrin me kalimin e kohës. Çiftet gjithashtu duhet të duan të punojnë, që do të thotë të komunikojnë , të ndajnë ndjenjat. Nuk është një zgjidhje e thjeshtë dhe rindërtimi i besimit mund të marrë vite. Duhet përkushtim për të bërë diçka të tillë”, thotë ekspertja.

Pse disa çifte e kanë të vështirë të kapërcejnë një tradhti?

Natyrisht mund të jetë tronditëse për secilën palë. Në këtë rast, gjëja më e vështirë është të falësh tradhtinë e tjetrit. Megjithatë, sipas ekspertit, çiftet që përpiqen me fjalë dhe vepra të kapërcejnë një situatë të tillë , kanë shanse të kenë sukses.

Si mund t’i afroheni personit tjetër seksualisht pas një tradhtie? Komunikimi luan një rol shumë të rëndësishëm për të kaluar në intimitet.

A ia vlen të provosh sërish në një lidhje pas tradhtisë?

Përgjigja e ekspertes është përgjithësisht pozitive , por ajo thekson se nëse incidenti i tradhtisë është rezultat i ndonjë problemi më të madh të fshehur brenda marrëdhënies, atëherë nuk ia vlen. Me pak fjalë, duhet vendosmëri , punë nga të dyja palët dhe ndershmëri.

Linku: https://www.verywellmind.com/betrayal-trauma-causes-symptoms-impact-and-coping-5270361

Foto: Freepik.com

tags: