Kourtney Kardashian ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me muzikantin Travis Barker.
Lajmin për ardhjen në jetë të fëmijës së çiftit e ka zbuluar revista e njohur People ndërsa nga vetë çifti nuk ka ende asnjë reagim. Rrugëtimi i shtatzanisë për yllin e ‘Keeping Up With the Kardashians’ nuk ka qenë aspak i lehtë.
Gjatë muajit Shtator të këtij viti ajo ju nënshtrua një ndërhyrje urgjente për të shpëtuar jetën e foshnjës, ngjarje të cilën ajo edhe e dokumentoi në rrjetet sociale.
Ardhja në jetë e fëmijës vjen disa ditë pasi Barker zbuloi se quanin fëmijën e tyre Rocky.
Kardashian dhe Barker, i cili mori famë në fund të viteve 1990 si bateristi në grupin rock Blink 182, janë prindër të gjashtë fëmijëve të tjerë të cilët i kanë nga marrëdhëniet e tyre të mëparshme.
Ata filluan lidhjen e tyre romantike në Janar të vitit 2021 ndërsa u martuan në një ceremoni luksoze në Itali gjatë vitit të kaluar.