Home Travel San Sebastian do të ndalojë hotelet e reja në përpjekje për të luftuar mbipopullimin turistik
San Sebastian do të ndalojë hotelet e reja në përpjekje për të luftuar mbipopullimin turistik
0

San Sebastian do të ndalojë hotelet e reja në përpjekje për të luftuar mbipopullimin turistik

0
0

Qyteti spanjoll i San Sebastian planifikon të ndalojë ndërtimin e hoteleve të reja dhe të shtëpive me qira për pushime.

E gjitha kjo për të nxitur një qasje më të qëndrueshme turistike, një masë që potencialisht mund të hyjë në fuqi që nga viti i ardhshëm.

Veprimi nuk është ekskluziv për San Sebastian, pasi Palma de Mallorca u bë i pari në Spanjë që ndaloi Airbnb në vitin 2018 si pjesë e përpjekjeve për kontrollin e turizmit.

Po ashtu masa të ngjashme janë zbatuar në vende të tjera evropiane.

Turistët dynden në San Sebastian për shkak të ndikimit të qëndrueshëm të kulturës së lashtë baske që e bën qytetin tërheqës.

Kryetari i bashkisë, Eneko Goia, ka thënë se zona të caktuara të qytetit do të përcaktohen si ‘të ngopura’ dhe se tashmë ka një furnizim të bollshëm të akomodimeve për turistët.

“Furnizimi me akomodim turistik është i mjaftueshëm dhe është koha për të kufizuar hapjen e bizneseve të reja”, ka dalluar Goia.

Sakaq, masa nuk do të ndikojë në hotelet që tashmë janë hapur.

Por një rritje e kërkesës në qendër të qytetit ka të ngjarë të rezultojë në çmime më të larta për dhoma.

“Për hotelet ekzistuese që tashmë kanë klientelën e tyre, kjo lëvizje do të thotë se konkurrentët e rinj potencialë nuk do të jenë në gjendje të operojnë dhe për këtë arsye të gjithë turistët e ardhur do të duhet të qëndrojnë në këto hotele ekzistuese”.

Kështu ka bërë me dije Iñigo Etxebeste, menaxheri i apartamenteve në San Sebastián.

Sipas Etxebeste, propozimet mund të përkeqësojnë pa dashje çështjen e mbipopullimit, që është një rezultat i papritur.

Megjithëse vëllimi i lartë i turistëve kontribuon ndjeshëm në ekonominë e qytetit, veprimi është ndërmarrë për shkak të raportit të lartë të turistëve ndaj banorëve të qytetit, me dhjetë turistë për çdo 100 vendas.

Sipas Planit të Përgjithshëm Urbanistik, vëllimi i lartë i turistëve ka çuar në efekte negative, të tilla si një përkeqësim i cilësisë së kuzhinës dhe kulturës lokale.

Nisma e re parashikohet të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetës për banorët e qytetit dhe nuk është një ndalim i plotë i turizmit, siç theksohet nga autoritetet.

Masa e re është në përputhje me politikën e vendosur që nga viti 2017, e cila synon të krijojë një qytet që është autentik, ofron një cilësi të lartë jetese për banorët e tij dhe tërheq vizitorë.

Linku: https://www.schengenvisainfo.com/news/spanish-town-of-san-sebastian-plans-to-ban-new-hotels-in-bid-to-fight-overtourism/

Foto: Freepik.com

 

 

tags: