Sezoni i fundit i ‘The Crown’ u lançua në Los Anxhelos mbrëmjen e së dielës me shumicën e aktorëve të pranishëm, pasi greva e aktorëve të Hollivudit përfundoi në fillim të javës. Pjesa e parë e sezonit të fundit sjell ngjarjet që çuan në vdekjen e Princeshës Diana në 1997, e luajtur edhe një herë në serial nga Elizabeth Debicki. Debicki tha se ky sezon ishte një sfidë për të, duke e ditur se karakteri i saj do të vdiste.
“Mendoj se si aktore kur padyshim e dini se ku po shkon historia juaj, por luani kundër saj dhe kështu është ai kërcimi i bukur që na është dashur të kërcejmë për një kohë të gjatë për të krijuar historinë që ishte ndoshta gjëja më sfiduese.”
Khalid Abdalla që portretizon, Dodin e përdori premierën për të dërguar një mesazh. Ai shkroi në dorën e tij ‘Armëpushimi tani’, të cilin ua tregoi fotografëve dhe ekipeve televizive.
“E kam këtë në dorën time sepse besoj në fuqinë e zemrës njerëzore, sepse besoj se e gjithë jeta është e shenjtë sepse shifrat që po vdesin njerëz cdo ditë janë të jashtëzakonshëme dhe sepse kjo duhet të ndalet për të gjithë”.
Me vetëm disa ditë që nga shpallja e përfundimit të grevës së aktorëve, shumë aktorë kryesorë nuk ishin prezentë në premierë, duke përfshirë Imelda Staunton, e cila luan Mbretëreshën Elizabeth II dhe Dominic West, që luan Princin Charles. Sezoni i gjashtë i “The Crown” do të dalë në dy pjesë. Katër episodet e para dalin në treg më 16 Nëntor, ndërsa gjashtë të fundit do të dalin më 14 Dhjetor.
Linku: https://www.harpersbazaar.com/culture/film-tv/a33262670/the-crown-season-6-news-cast-spoilers-date/
Foto: https://www.instagram.com/danielescale13/