0
0
Ylli i botës së artit, këngëtarja e njohur Rita Ora, ka zbuluar se viti i ardhshëm e gjen me një projekt të jashtëzakonshëm që lidhet me Kosovën.
Këtë e bëri të ditur vetë ajo, pa dhënë shumë detaje të tjera, gjatë takimit që pati këtë të diel me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
”Ne kemi bërë një punë kaq frymëzuese deri më tani dhe sot ka qenë një takim vërtetë emocionues dhe frymëzues. Dhe unë mendoj se ne kemi një projekt të jashtëzakonshëm për të pritur vitin e ardhshëm. Dhe ky udhëtim dhe ky takim më kanë emocionuar për të ardhmen”.