Home ShowBiz Diddy akuzohet për përdhunimin në grup të një 17-vjeçareje
Diddy akuzohet për përdhunimin në grup të një 17-vjeçareje
0

Diddy akuzohet për përdhunimin në grup të një 17-vjeçareje

0
0

Diddy është akuzuar sërish nga një paditëse anonime që ka deklaruar se ishte gjimnaziste kur reperi dhe grupi i tij e përdhunuan.

Në padi shkruhet se vajza me pseudonimin Jane Doe u takua në vitin 2003 me presidentin e Bad Boy Entertainment, Harve Pierre i cili e quajti “seksi” dhe më pas përmendi emrin e Diddy duke e ftuar që të merrnin një avion privat për ta takuar. Paditësja thotë se ishte 17-vjeçe, ende në klasën e 11-të kur ndodhi kjo ngjarje.

Ajo e pranoi ftesën dhe shkoi në Nju Jork ku e takoi Diddy në një studio teksa po regjistrohej diçka. Ai i tha të ulej në prehrin e tij dhe nisën ta nxisnin që të provonte drogë e alkool.

Vajza ka paraqitur foto të realizuara në studion në fjalë dhe mund të shihet që në prehin e Diddy vërtet është ulur dikush. Ajo ka mbuluar fytyrën e saj në këto foto të cilat janë publikuar nga TMZ.

Jane Doe thotë se nuk mban mend gjë pas kësaj, por e vetmja gjë që i kujtohet është se Diddy e ka marrë me vete në tualet dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të pa miratimin e saj. Ajo akuzon edhe Pierre dhe dikë tjetër, emrin e të cilit nuk e zbulon për të njëjtën gjë.

Vajza shton se u la e shtrirë në dyshemenë e tualetit, më pas e nxorën nga studioja dhe e rikthyen në Miçigan. Doe shton se vuajti në heshtje për 20 vjet, por pasi ka parë paditë e Cassie dhe disa grave të tjera, ka marrë vendimin të flasë.

Linku: https://www.usatoday.com/story/entertainment/celebrities/2023/12/06/diddy-rape-allegations-harve-pierre-lawsuit-sex-trafficking/71826468007/

Foto: https://www.instagram.com/diddy/