Mariah Carey dhe Bryan Tanaka thuhet se i kanë dhënë fund romancës së tyre pas 7 vitesh sëbashku. Krijuesja e hitit të njohur “All I Want For Christmass Is You” nisi turneun e saj muzikor gjatë muajit nëntor, por partneri i saj balerin ka munguar në koncertet e saj duke nxitur spekulime se ata janë ndarë.
Artsija e njohur po shijon gjithashtu pushimet pa partnerin e saj i cili zakonisht në të kaluarën e shoqëronte në udhëtime. Kjo shënon herën e parë ndër vite që dyshja, e cila filloi të takohej në vitin 2016, nuk kanë udhëtuar së bashku gjatë sezonit të Krishtlindjeve.
Çifti u pa për herë të fundit së bashku në mars, teksa festonin ditëlindjen e këngëtares.
Ndonëse u ndanë shkurtimisht në vitin 2017, ata u rikthyen së bashku në fund të atij viti dhe që atëherë kanë preferuar të mbajnë lidhjen e tyre të dashurisë larg syve të publikut.
Linku: https://www.etonline.com/mariah-carey-and-bryan-tanaka-spark-breakup-rumors-after-7-years-of-dating-heres-why-216754