Alfio Rrotani prej ditësh tashmë është pjesë e Big Brother Vip 3. Në këtë spektakël është e vështirë ti shpëtosh të shkuarës pasi të gjithë ngacmohen mes tyre për këtë pjesë.
Së fundmi Meri e ka ngacmuar Alfion për ndarjen nga Fatama dhe ky i fundit u shpreh se e ka vuajtur shumë.
“Pavarësisht gjërave që kanë ndodhur, unë kam kaluar vitet më të bukura të jetës sime. Kemi qenë gjashtë vite bashkë. E kam vuajtur si kafshë këto dy vite pas ndarjes. Fakti që e di që je ndarë dhe nuk kthehesh dot më jo për ego por se nuk funksionon më të bën të vuash”, tha banori i “Big Brother VIP 3”.
Kujtojmë se dyshja kanë një djalë së bashku për të cilin kujdesen të dy dhe mundohen që divorci të mos lërë trauma për të.
Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/alfio_rrotani/