Kanye West i mori një gazetareje celularin nga dora pas pyetjes që ajo i bëri për Bianca Censori-n.
Ngjarja e raportuar nga TMZ ndodhi teksa reperi po shkonte për në ceremoninë e Walk of Fame të Charlie Wilson. Në videon e postuar, gazetarja e TMZ i afrohet reperit dhe e pyet: “Njerëzit duan të dinë nëse Bianca ka vullnet të lirë, disa njerëz thonë që ti po e kontrollon…”, por pa e mbaruar fjalën, Kanye i mori celularin nga dora.
Edhe pse në ekran nuk dukej më asgjë, dëgjohen fjalët e tij: “Mos hajde të më thuash idiotësira, jam njeri. Je e çmendur?” Kanye nuk u mjaftua me kaq, por vazhdoi: “Jam një legjendë, kam ardhur të mbështes Charlie Wilson dhe ti vjen të më pyesësh idiotësira për gruan time. Është gruaja ime”.
49-vjeçari vazhdoi t’i thoshte gazetares nëse kishte ajo “vullnet të lirë” apo nëse “punonte për djallin”. Edhe pse ajo i kërkoi t’i kthente celularin dhe disa njerëz u përpoqën të shuanin debatin, nuk pati asnjë dobi.
Linku: https://www.hindustantimes.com/entertainment/hollywood/kanye-west-snatches-phone-and-berates-pap-who-questioned-controlling-censori-i-m-a-legend-101706578564052.html
Foto: https://www.instagram.com/kanyewest/