“Fjalorin që ti ke është i turpshëm”/ Përballja me Meritonin, Juli: Ore a e ke seriozisht apo çfarë?
Një shaka e Julit gjatë lojës që Vëllai i Madh iu ka dhënë banorëve duket se nuk është pritur aspak mirë nga Meritoni.
Ndërkohë që ishte i nxehur, Meritoni i është afuar Julit dhe i ka kërkuar të mos e përsëriste më atë shaka, teksa e ka konsideruar ofendim. Kaq ka mjaftuar që Juli t’i kërkonte falje por duket se falja e tij nuk ka e mbyllur konfliktin.
Juli: Herë pas here Meritoni do të vendos disa rregulla mbi atë të Vëllait të Madh e vetmja kontratë që kam unë këtu është me Vëllain e Madh.
Meriton: Shpeshherë dhe nuk mendon ti, me mënyrën si flet dhe bën batutat e tua. Mos devijo…
Juli: Ajo është një batutë, ora 6 e mëngjesit, sepse loja ishte e tillë.
Meriton: Ke nisur të dish edhe orën këtu
Ledion Liço: Çfarë po mendon Meriton?
Meriton: Ia thashë thjesht që mund të jesh bërë inteligjent edhe me orën. Ju transmetuat një debat që nuk bëhet për të gjithë
Ledion Liço: Po ti nuk ishe vetëm, sepse ishe me gjithë grupin.
Arbër Hajdari: O zotëri më fal një minutë, ke thënë që Juli është i preferuari i produksionit
Meritoni: Jam ndjerë shumë i provokuar nga Juli. Ka prej ditës së parë që Juli ka disa batuta tendencioze. Për fjalorin që ti ke është realisht i turpshëm sepse njihesh si një prej artistave të mëdhenj. Unë jam ndjerë i ofenduar me fjalën që Juli ka thënë në momentin që isha duke dalë nga tualeti
Juli: Tjetër herë mos mu afro fare vëlla, ore a e ke seriozisht apo çfarë, ajo është batutë o burrë.
Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
Foto: https://www.instagram.com/juldeda/