Dashi-Një mesazh mund të vijë sot nga një partner biznesi apo romantik që sjell disa lajme të mira. Veprimi në një projekt, ndoshta që përfshin të shkruarit ose të folurit, mund t’ju vërë njërin ose të dyve në qendër të vëmendjes. Shfrytëzojeni sa më shumë mundësinë. Mund të çojë në përparim dhe ekspozim në të ardhmen, ndoshta edhe më premtues se kaq. Ju keni punuar shumë dhe tani po korrni shpërblimet.
Demi-Plutoni është planeti që ju mbush me shpresë sot. Yjet do të kenë ndikim mjaft pozitiv gjatë gjithë ditës. Do të merrni disa konfirmime të shumëpritura, sa i takon jetës sentimentale. Mundësi mjaft të favorshme parashikohen edhe në sferën profesionale, ku do të lini pas një situatë të vështirë.
Binjakët-Po ndodhin disa zhvillime interesante në vendin e punës. Ju intereson një takim me dikë që ka lidhje jashtë shtetit. Do të filloni të keni më shumë lidhje sa i përket bizneseve.
Gaforrja-Duhet të shikoni në të shkuarën për të gjetur shkakun pse ndiheni të palumtur. Nëse ju lëndon dashuria do të thotë se ai/ajo nuk ka qenë për ty. Është koha për të lëvizur përpara.
Luani-Nëse jeta juaj në çift është e trazuar sot, situata mund të përkeqësohet. Tregohuni të kujdesshëm me ato që do thoni dhe vendosni arsyen mbi gjithçka tjetër. Financat fatmirësisht do kenë goxha ndryshime pozitive. Do ndiheni më të qetë në këtë sektor.
Virgjëresha-Sot mos ngurroni të shfaqni talentin sepse do të jetë një nga periudhat tuaja të arta. Një takim me një mik të vjetër do ju bëjë të ndryshoni axhendën e fundjavës.
Peshorja-Do të keni dëshirë të madhe për të shprehur mendimet tuaja. Megjithatë mos u tregoni të nxituar pasi mund të bëni veprime për të cilat mund të pendoheni. Gjatë mbrëmjes do të ketë tension me partnerin dhe kjo mund të shkaktojë edhe një zënkë.
Akrepi-Emocionet, përshtypjet dhe kujtimet mund të dalin nga nënndërgjegjja juaj sot. Kjo mund t’ju shqetësojë dhe t’ju mbajë larg nga çështje të tjera. Ky është një zhvillim pozitiv. Kujtimet e këndshme sjellin gëzim. Ato shqetësuese ofrojnë një çlirim nga traumat e kaluara. Shkruani mendimet tuaja dhe më pas shpërqendroni veten duke bërë diçka që ju pëlqen. Rëndësia e këtij procesi do të vijë më vonë.
Shigjetari-Sot do të qëndroni më tepër pranë njerëzve të dashur dhe do të dialogoni për gjithçka. Kujdes me shëndetin për shkak të virozëve të stinës, por edhe për shkak të stilit tuaj të jetës. Në sferën profesionale dhe sentimentale, parashikohen një sërë situatash kritike për t’u përballuar.
Bricjapi-Mos e merrni shumë personale nëse personi i zemrës po i reziston më shumë se duhet sharmit tuaj. Ndoshta ka nevojë për të kaluar pak kohë vetëm. Nuk është arsye për t’u shqetësuar. Secili ka nevojë për hapësirë në një moment të caktuar të jetës.
Ujori-Do të emocionoheni nga dikush pranë jush. Arsyeja mund të jeni vetë ju. Kjo pasi kaloni shumë shpejt në përfundime. Keni akuzuar këtë person se ka qenë i/e pandershëm. Duhet të jeni më të duruar dhe t’ia lini kohës t’i zbulojë gjërat.
Peshqit-Jeta juaj në çift nuk do jetë aspak monotone gjatë kësaj dite. Përkundrazi do provoni emocione të reja të cilat do ju bëjnë të ndiheni si mbi re. Në planin financiar mos e teproni me shpenzimet sepse situata mund t’ju dalë jashtë çdo kontrolli.
Linku; https://www.vogue.in/horoscope/collection/horoscope-today-february-3-2024/
Foto: Freepik.com