Home ShowBiz Deklarata kontradiktore mes tij dhe ish partneres! Meritoni flet për raportin e ngushtë me të birin
Deklarata kontradiktore mes tij dhe ish partneres! Meritoni flet për raportin e ngushtë me të birin
0

Deklarata kontradiktore mes tij dhe ish partneres! Meritoni flet për raportin e ngushtë me të birin

0
0

Meritoni po bën zhurmë me lidhjen e tij me Ilnesën brenda shtëpisë dhe jashtë bën zhurmë për shkak të raportit me ish partneren Egesta me të cilën kanë dhe një djalë.

Meritoni raportin me të birin e ka prekur shumë pak mediatikisht.

Ai e ka nisur këtë të hënë me kujtime nga i biri, për të cilin thotë se i mungon shumë dhe ka një raport shumë të afërt me të.

Në një bisedë me Ledjonën në oborrin e shtëpisë ai shprehet se nuk ka prind që nuk është i lidhur me fëmijën e vet, pavarësisht rrethanave apo problemeve në çift.

Ai ndër të tjera tregon se kanë gjetur mirëkuptim me ish-partneren për t’u takuar dhe kujdesur të dy për djalin e tyre.

Kujtojmë se jashtë ish partnerja ka mohuar që Meritoni ka një raport me të birin madje ajo u shpreh se ai se ka takuar asnjëherë.

Ish partnerja në një rrëfim të gjatë në Instastory theksoi pak ditë më parë  se Meritoni nuk i ka dhënë djalit as mbështetje monetare e as atërore pasi nuk janë takuar kurrë. Në shkrimin e saj të gjatë, ajo kërkon që të mos përmendet as ajo e asaj djali, as për mirë e as për keq.

Sigurisht Meritoni duke qenë brenda nuk është në djeni të këtyre deklaratave megjithatë ende nuk është e qartë kush po gënjen kë në këtë temë kaq delikate ku në mes është një fëmijë.

Linku: https://www.instagram.com/reel/C29lGJ7MStb/?utm_source=ig_embed&ig_rid=0d37b702-f22e-48f0-826f-e5510c23b252

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C2njqgfIGCunuAXTJpg3SL-HlFFx2qi9OQnmIQ0/

tags: