Home ShowBiz Tha se ka qenë e fejuar me të, familja e Endrikut hedhin poshtë deklaratën e Sarës
Tha se ka qenë e fejuar me të, familja e Endrikut hedhin poshtë deklaratën e Sarës
0

Tha se ka qenë e fejuar me të, familja e Endrikut hedhin poshtë deklaratën e Sarës

0
0

Sara me hyrjen në Big Brother Vip është kthyer në një personazh të zhurmshëm për shkak të lidhjes me Bardhin. Po ashtu hyrja e ishit të saj në shtëpinë vip ka shkaktuar jo pak polemika. Gjatë një bisede me Albin ajo u shpreh se ka qenë e fejuar me Endrikun.

‘Kam qenë e fejuar, ai është zhgënjimi im i parë si femër. 19 vjeçe kam qenë. Ka bërë një këngë, jam unë te videoklipi. Por jam ndarë në mënyrën më të keqe të mundshme dhe prapë kur erdhi i thashë dje hajde flasim. E dija që nuk do vije i thashë për shkak të situatës së Bardhit, po të marr unë thashë të çlirojmë atë tensionin’, -tha Sara.

Por pas kësaj deklarate familja e tij kanë hedhur poshtë një gjë të tillë. Në një postim në Instastory ata kanë shkruar:

‘Miq të dashur! Ndjejmë detyrim të theksojmë se midis Sara Gjordenit dhe Endrik Bebës nuk ka pasur ASNJË fejesë në horizont. Ishte një lidhje të rinjsh disa mujore, 9 vjet më parë. Endriku siç pranoi lidhjen me Sarën, siç pranoi martesën e parë, nga e cila ka një djalë; siç pranoi lidhjen e re, nga e cila pret të bëhet baba sërish, mund ta kishte pranuar edhe fejesën, nëse do ekzistonte, por NUK ka ekzistuar. Urojmë ta ketë mundësinë ta sqarojë edhe vetë. Faleminderit!’

Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

tags: