Home Lifestyle Si lindi festa e Shën Valentinit?
Si lindi festa e Shën Valentinit?
0

Si lindi festa e Shën Valentinit?

0
0

Shën Valentini apo dita e të dashuruarve është një nga festat më të dashura e më të festuara në mbarë botën. Çdo vit në këtë ditë çiftet gjejnë mënyrat më të veçanta, suprizuese dhe emocionuese për të shprehur dashurinë e tyre!

Si lindi festa e Shën Valentinit?

Ka shumë tregime, e histori për Shën Valentinin; me kalimin e kohës këto histori u shndërruan në legjenda për të cilat ende flasim në ditët e sotme.

Shën Valentini ishte një prift katolik i cili jetoi në Romë, në shekullin e III-të. Në kohën e tij, shumë romakë po konvertoheshin në krishterim; mirëpo perandori i asokohe, Claudius II i cili ishte një pagan, krijoi ligje të rrepta për krishterët, duke u ndaluar kështu shumë gjëra. Ai besonte se ushtarët romakë duhet t’i përkushtoheshin plotësisht Romës dhe për këtë arsye miratoi një ligj që i ndalonte ata të martoheshin.

Shën Valentini filloi t’i martonte këta ushtarë në ceremoni të fshehta krishtere, dhe ky ishte fillimi i reputacionit të tij si ithtar i dashurisë.

Pas një kohe, Valentini u zbulua dhe u burgos për krimet e tij kundër Claudius. Ndërsa ishte i burgosur, ai kujdesej për shokët e tij të burgosur dhe gjithashtu për vajzën e verbër të rojtarit të tij, me të cilën më vonë u dashurua.

Legjenda thotë se Valentini shëroi verbërinë e vajzës dhe se akti i tij i fundit përpara se të ekzekutohej ishte t’i shkruante asaj një mesazh dashurie me përshkrimin “nga Valentini yt”.

Pse 14 Shkurti?

Shën Valentini u ekzekutua më 14 shkurt të vitit 270. Për këtë arsyeje çdo vit në këtë datë e festojmë dashurinë!

Dita e Shën Valentinit është një mundësi e mrekullueshme për t’u treguar të dashurve tuaj se sa shumë i doni ata dhe se sa të rëndësishëm janë për ju!

Cilat janë dhuratat e duhura për Shën Valentin?

Është traditë që në këtë ditë t’i suprizoni më të dashurit tuaj me dhurata të ndryshme. Lulet dhe çokollatat janë gjithmonë zgjedhje e duhur!

Trëndafilat ishin lulja e preferuar e Venerës, perëndeshës së dashurisë. Ajo besonte se trëndafilat reflektonin ndjenja të forta dashurie. Nga kjo, njerëzit filluan t’u dhuronin trëndafila më të dashurve të tyre në shenjë dashurie.

Linku:https://www.history.com/topics/valentines-day/history-of-valentines-day-2

Foto: Freepik.com

 

tags: