Home Lifestyle Rreziqet shëndetësore që i sjell mungesa e vitaminës D
Rreziqet shëndetësore që i sjell mungesa e vitaminës D
0

Rreziqet shëndetësore që i sjell mungesa e vitaminës D

0
0

Mungesa e vitaminës D në trup mund të shkaktojë shumë probleme shëndetësore, për të cilat as që mund të mos e keni ditur.

Nëse i keni shenjat e mëposhtme, ekspertët ju rekomandojnë të konsultoheni me një doktor për të parë nëse keni mungesë të kësaj vlere të rëndësishme ushqyese.

Mbipesha.

Meshkujt dhe gratë obezë janë më të prirur të kenë mungesë të vitaminës D. Vitaminën D mund ta fitoni nga rrezet e diellit dhe suplemente.

Diabeti.

Personat e prekur nga diabeti kanë nivele më të vogla të vitaminës D në trup. Studimet tregojnë se nivelet e vogla të vitaminës D dhe obezitetit janë ndër mënyrat se si shkaktohet diabeti.

Sëmundjet e zemrës.

Nivelet ekstreme të vogla të vitaminës D ju bëjnë trefish më të rrezikuar të zhvilloni sëmundje kardiovaskulare.

Lindja e parakohshme.

Gratë që janë në pritje për t’u bërë nëna, janë më të rrezikuara të kenë lindje të parakohshme nëse kanë mungesë të kësaj vitamine. Veç kësaj, vitamina D nevojitet edhe për të zvogëluar infeksionet bakteriale në placentë.

Rënia e flokëve.

Gratë të cilat ballafaqohen me problemin e rënies së flokëve, priren të kenë nivele të vogla të vitaminës D në trup. Kjo vitaminë është e rëndësishme për ciklin e flokëve dhe ju ndihmon flokëve të kalojnë nga faza e “pushimit” në fazën e rritjes.

Linku: https://www.yourtango.com/experts

Burimi i fotos:pexele.com

tags: