0
0
Disa muaj më parë Stresi u largua për të qëndruar për pak kohë larg muzikës, por nuk i rezistoi gjatë. Ai po rikthehet fuqishëm në muzikë dhe ka gati disa projekte. I pari projekt do të vijë këtë javë. Ky është një ndër lajmet më të mira që fansat e tij kanë marrë kohët e fundit nga ai.
Gjithçka është në përfundim dhe kjo vjeshtë do të jetë e shoqëruar nga muzika e tij. Kur muzika është edhe pasion e jo vetëm punë, artisti nuk mund të qëndrojë dot larg saj.