Këngëtarja Beyonce ka shkruar sërish historinë pasi është bërë gruaja e parë me ngjyrë që ka kryesuar listat e muzikës “country”.
Kjo arritje u festua në të gjithë industrinë e muzikës në vend, me artistë të mirënjohur si Maren Morris dhe Lainey Wilson që i bënë një mirëseardhje të ngrohtë ikonës 42-vjeçare në radhët e tyre.
E publikuar më 11 shkurt projekti muzikor “Texas Hold ‘Em” rrëzoi nga froni këngën, “I Remember Everything”, i cili kishte kryesuar listat muzikore për 20 javë.
Përpjekja e fundit e këngëtares për të hyrë në muzikën “country” ka bërë bujë.
Një stacion radiofonik në Oklahoma së fundmi u përball me zemërimin e fansave pasi drejtuesit e këtij stacioni radiofonik refuzuan kërkesën me email të një fansi për të luajtur “Texas Hold’ Em”.
Linku: https://www.axios.com/2024/02/21/beyonce-billboard-black-woman-country-chart