0
0
Me motivet e një qiellit të natës që ndriçohet nga yjet, shtëpia e famshme italiane e modës Emporio Armani sjell një koleksion të ri për femra për periudhën Vjeshtë Dimër 2024 – 2025.
Në pasarelat e javës së modës në Milano, modelet prezantuan veshje kryesisht të errëta shpeshherë me shkëlqim argjendi ose variacione shumëngjyrëshe.
Stilisti i famshëm Giorgio Armani ka kombinuar kostumet me pantallona dhe këmisha të gjata, xhaketa elegante dhe pallto të hijshme.
Dominojnë fustanet e buta dhe të lëmuara të fildishta dhe me printime rozë dhe blu.
Java e Modës në Milano vazhdon deri të hënën.