Meritoni dhe Ilnisa janë përfshirë në një diskutim të fortë mes tyre dhe shkak është bërë banorja e re Sara.
Meritoni ka ftuar te shtrati i Ilnisës Sarën dhe ky veprim e ka acaruar keq gazetaren.
Në një përballje të ashpër mes tyre Ilnisa ka kritikuar ashpër Meritonin duke i thënë që pa lejen e saj nuk duhet të ftojë asnjë person në shtratin e saj.
Këtë reagim të saj Meritoni nuk e ka pritur aspak mirë dhe ka ngritur tonin me Ilnisën.
“Pse më poshtërove ashtu? Është hera e parë dhe e fundit që vjen dhe reagon ashtu kur t’i je me mua”- u drejtua Meritoni partneres së tij,
Ilnisa u shpreh se nuk duhet të ftojë askënd tek krevati i saj pa pyetur atë.
“Meritoni jam unë, nuk jam aj që je mësuar kohë pas kohe”– tha banori me ton të ashpër, teksa u largua nga debati.
Linku: https://www.instagram.com/p/C3yqCK5os6A/
Burimi i fotos:https://www.youtube.com/watch?v=R_15e_C45oQ