Home Lifestyle Zbulimi besafues i Emily Hollenbeck, elektroda në tru kundër depresionit!
Zbulimi besafues i Emily Hollenbeck, elektroda në tru kundër depresionit!
0

Zbulimi besafues i Emily Hollenbeck, elektroda në tru kundër depresionit!

0
0

Më shumë se 8.3% e amerikanëve janë prekur nga depresioni. E tillë është edhe historia e Emily Hollenbeck e cila ka jetuar shumicën e jetës së saj në depression. Momenti më kritik në luftën me depresionin për të ishte viti 2009 kur i ati kreu vetëvrasje. Emily Hollenbeck kishte arritur të fitonte një doktoraturë në psikologji edhe pse kishte humbur nënën në vitin e fundit të shkollës së mesme.

Ajo thotë se asnjë gëzim në jetë nuk ka arritur ta largojë nga depresioni  deri sa ajo ishte gati që të provonte diçka ekstreme, implantimin e elektrodave në trurin e saj si pjesë e një terapie eksperimentale. Studiuesit thonë se ky trajtim mund të ndihmojë përfundimisht 3 milionë amerikanë me depresion. Vendosja e elektrodave në tru bëhet me synimin për t’iu dhënë pacientëve impulse elektrike të synuara, njësoj si një stimulus kardiak për trurin.

Mjekët që kryen ndërhyrjen për vendosjen e elektrodave në trurin Emily Hollenbeck thonë se këto elektroda rregullojnë sjelljen emocionale dhe ndihmojnë në përballimin e ndjenjave të trishtimit. Elektrodat lidhen me një pajisje të vendosur nën lëkurë dhe neuronet komunikojnë duke përdorur sinjalet elektrike dhe ato kimike. Studimi për vendosjen e elektrodave në trurin e njeriut për të përmirësuar gjendjen emocionale.

Ndërkaq, një studim i ri ka zbuluar një lidhje mes temperaturës së lartë të trupit dhe depresionit, duke dhënë një qartësi rreth mënyrave të reja për të menaxhuar këtë çrregullim. Studimi, i publikuar në Scientific Reports, tregon se ekziston një lidhje mes sëmundjeve të shëndetit mendor dhe depresionit. Studiuesit nga universitetet në San Diego dhe San Francisco analizuan të dhënat te 20 mijë pjesëmarrës.

Linku: https://timesofindia.indiatimes.com/home/science/pacemaker-for-brain-helped-woman-with-crippling-depression-soon-may-be-available-widely/articleshow/107888397.cms

Foto:Freepik.com

tags: