Ngjarjet e fundit në “Big Brother Vip”, kanë qenë shumë të tensionuara. Sara dhe Françeska kanë patur një zënkë e cila agravoi shumë keq mes tyre.
Që pas kësaj zënke Sara ka qenë në tension pasi një zarf i zi ka mbërritur brenda shtëpisë së “Big Brother”.
Duke folur me Bardhin,Sara e ka pyetur se në rast që ajo del nga shtëpia a do e linte edhe ai këtë garë, megjithëse këngëtari tha jo pasi ka edhe ai qëllimet e tij në këtë lojë.
“Je shumë frikacak”– i tha Sara të dashurit të saj, i cili u shpreh se nuk dëshiron që ajo të dalë por edhe nëse ndodh një gjë e tillë ai do ti çojë deri në fund synimet e tij.
Mirëpo konkurrentja iu drejtua duke thënë: “S’ka gjë nëse dal unë ti vazhdo qëllimet e tua unë të miat”.
Pjesë nga biseda:
Sara: Ti do dalësh po dola unë?
Bardhi nuk flet
Sara: S’del ti se s’do vetë. A don me ardh? Hadje. Ore me të vërtetë se unë gjithmonë e kam thënë për ty
Bardhi: Çfarë? Edhe unë për ty po tani kam diçka tjetër
Sara: Je shumë frikacak
Bardhi: Nuk jam frikacak, por kam edhe unë qëllimet e mia
Sara: Ok, vazhdoji
Bardhi: S’dua që ti të dalësh
Sara: S’ka gjë nëse dal unë ti vazhdo qëllimet e tua unë të miat. Lëre atë punë
Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
Foto: https://www.instagram.com/saragjordeni/