Home Lifestyle Parashikimi i motit 12 Mars 2024
Parashikimi i motit 12 Mars 2024
0

Parashikimi i motit 12 Mars 2024

0
0

Sipas MeteoAlb, si pasojë e kalimit të një sistemi frontal nga Jugperëndimi i Europës drejt Ballkanit do të sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të vranësirave të cilat herë pas-here do të gjenerojnë reshje shiu si fillim në zonat veriore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit.

Në zonat veriperëndimore shirat do të jenë në formë rrebeshi. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të dobësojnë ndjeshëm reshjet në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm si në vlerat e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 4°C temperatura minimale deri në 17°C temperatura maksimale në rang vendi.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë maksimale deri në  50 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 4 ballë.

Linku: https://tvklan.al/parashikimi-i-motit-12-mars-2024

Foto:Freepik.com

tags: