Aktori anglez Orlando Bloom ka treguar të veçantat e shpenzimit të kohës me familjarët e tij.
Alumi i “Pirates of the Caribbean”, 47 vjeç foli rreth asaj se si duket koha e familjes për të në një klip ekskluziv nga prapaskenat përpara paraqitjes së aktorit në specialen tre-pjesëshe “Peppa Pig” që transmetohet duke filluar nga 25 marsi në Nickelodeon.
Bloom është baba i vajzës Daisy, 3 vjeçe të cilën e ndan me të fejuarën Katy Perry, 39 vjeçe. Ai është gjithashtu baba i djalit Flynn, 13 vjeç, të cilin e ndan me ish-gruan Miranda Kerr, 40 vjeçe.
Në nëntor, vajza e Bloom bëri paraqitjen e saj të parë publike teksa ndoqi koncertin e nënës së saj në Las Vegas.
Ndërsa këngëtarja prezantoi këngën e saj të vitit 2008 “Hot n Cold”, ajo e ndërpreu kendimin për një sekondë që të mund të bërtiste emrin e vajzës së saj të vogël, të cilën e mirëpriti në gusht të vitit 2020.
Linku: https://people.com/orlando-bloom-shares-what-family-time-looks-like-peppa-pig-exclusive-8610013