Home Lifestyle Shënoi shkallën më të lartë të pastërtisë, del në ankand diamanti i rrallë
Shënoi shkallën më të lartë të pastërtisë, del në ankand diamanti i rrallë
0

Shënoi shkallën më të lartë të pastërtisë, del në ankand diamanti i rrallë

0
0

Një diamant i rrallë 17-karatësh do të dalë në ankand me një shifër që varion nga 700.000-1.000.000 milionë dollarë.

Shtëpia e ankandave Christie’s njoftoi se diamanti i argjendarit amerikan Harry Winston do të jetë në ankand deri më 21 mars. Sipas Gemological Institute of America, ngjyra e diamantit është vlerësuar me D çka do të thotë se është tërësisht transparent dhe pastërtia e simetria e tij janë klasifikuar “të shkëlqyera”.

Ky diamant është më i pastri kimikisht dhe ka një tejdukshmëri të jashtëzakonshme të shkallës  VVS2. VVS2 është vlerësimi më i lartë që do të thotë se diamanti është thuajse i përsosur.

Diamanti është vendosur në një unazë floriri dhe është i rrethuar nga diamantë të tjerë më të vegjël.

Veç unazës, në ankand do të jenë 200 gurë të çmuar nga Cartier, Tiffany & Co. dhe Van Cleef & Arpels. Mes tyre ndodhet një unazë me safir blu 8.2 karatë dhe një diamant 10.95 karatë të vendosur në një unazë floriri

Linku: https://people.com/rare-17-carat-diamond-ring-to-be-auctioned-off-for-up-to-1-million-8607539

Foto:Freepik.com

 

tags: