Ndonjëherë na duket sikur dashuria duhet të jetë e thjeshtë: gjen dikë, të duan, i do dhe ju e bëni njëri-tjetrin të lumtur.
Por nuk është gjithmonë kështu. Shumë njerëz e gjejnë veten duke dashur sërish e sërish dikë që i lëndon vazhdimisht.
Janë disa arsye pse ndodh:
- Ke frikë se nuk do të gjesh dikë tjetër.
Të jesh në një marrëdhënie të palumtur nuk është më mirë se të jesh single.
Nëse vazhdoni t’i ktheheni dikujt që e dini se nuk është i duhuri për ju, thjesht sepse nuk dëshironi të jeni vetëm, atëherë duhet të punoni me veten për të kuptuar se cfarë ju frikëson kaq shumë nga jeta single.
- Të mungon vetëbesimi.
Një nga arsyet që vazhdoni një lidhje të pashëndetshme për ju është se sa herë që ju lëndojnë ose ju zhgënjejnë, ata shkatërrojnë besimin që keni në veten, gjë që ju bën të mbështeteni e të vareni më shumë tek ai.
Është një taktikë e përdorur në marrëdhëniet toksike që partneri dominant të fitojë edhe më shumë kontroll, duke ju ulur aq shumë sa filloni të besoni se askush tjetër nuk mund t’ju dojë.
- Shpreson për një ndryshim.
E gjeni veten duke e justifikuar vazhdimisht partnerin tuaj?
Madje vazhdoni të ktheheni tek ai, sepse jeni të bindur se këtë herë do të jetë ndryshe!
Ndoshta edhe ju thotë se do të ndryshojë, se do të dëgjojë nevojat e tua dhe nuk do t’ju lëndojë si herën e kaluar. E sigurisht, ju e besoni!
Linku: https://medium.com/be-open/why-do-i-love-someone-who-hurts-me-82992f0b9604
Foto: Freepik.com