Home ShowBiz Beniada Nishani kërcënohet në rrjete sociale, avokati iu bën thirrje autoriteteve
Beniada Nishani kërcënohet në rrjete sociale, avokati iu bën thirrje autoriteteve
0

Beniada Nishani kërcënohet në rrjete sociale, avokati iu bën thirrje autoriteteve

0
0

Zhvillimi i teknologjisë i ka dhënë hapsirë shumë individëve që ta keqpërdorin si formë shantazhi, denigrimi, nëpërmjet rrjeteve sociale ndaj individëve të ndryshëm.

Ky problem serioz ka prekur njerëz të thjeshtë si dhe figura publike.

Një nga rastet e fundit që u bërë publik është ai i Beniada Nishanit. Ajo ka ndarë me ndjekësit me emër dhe figurë duke e denoncuar si rast në rrjete sociale.

Kështu ajo u dha një mesazh edhe të gjitha vajzave dhe grave që bien pre e kërcënimeve apo denigrimit online, që të mos heshtin, por t’i denoncojnë.

Ky rast u trajtua dhe në Wake Up, ku i ftuar ishte dhe avokati Alban Duraj i cili erdhi me një thirrje të fortë.

“Ne na lind detyra që të krijojmë mundësitë që këto raste të minimizohen”, tha ai duke bërë thirrje edhe institucioneve që të reagojnë në kohë dhe ata të cilët kryejnë këto sulme, të dënohen.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=WhJvdQXknpQ

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/iambeniada/

 

tags: