Home ShowBiz David Beckham: E dija që do të martohesha me Victoria Beckham
David Beckham: E dija që do të martohesha me Victoria Beckham
0

David Beckham: E dija që do të martohesha me Victoria Beckham

0
0

Ish-futbollisti anglez David Beckham e dinte që këngëtarja e stilistja Victoria Beckham ishte partnerja e tij perfekte që nga fillimi i romancës së tyre.

Gjatë një interviste në “SiriusXM’s This Life of Mine” me James Corden, David kujtoi një nga herët e para që e dinte se do të martohej me Vikctorian, kur pa videoklipin “Say You’ll Be There”.

“Është e preferuara ime sepse ishte kënga që ishte në televizor kur isha ulur në dhomën time me Gary Neville dhe doli në televizion dhe atëherë u ktheva nga Gary dhe i thashë: ‘Do të martohem me atë vajzën me fustanin e zi të shkurtër’”, tha Beckham.

Tutje, atleti 48 vjeç, tregoi se si u zhvillua dashuria e tij për anëtaren e “Spice Girls”, 49 vjeçe, gjatë gjithë marrëdhënies së tyre.

“Unë me të vërtetë thjesht e adhurova atë. E kam dashur”, tha David për gruan e tij.

“Nuk e dija se si ishte ajo si person. Unë thjesht e adhuroja atë si shumica e njerëzve në atë kohë, dhe nuk e dija se me kë po martohesha ose me kë do të isha për pjesën tjetër të jetës sime”, shtoi ai.

Ish-futbollisti vuri në dukje se këngëtarja është “e bukur” dhe “tërheqëse”, por se dashuria e tij për të u rrit për shumë arsye të tjera.

“Më pëlqen një grua e fortë dhe më pëlqen fakti që ajo punon shumë. Më pëlqen fakti që ajo është një nënë e shkëlqyer”, tha David.

“Më pëlqen fakti që ajo kujdeset për mua ndonjëherë, shumicën e kohës, dhe ju e dini, ne e kemi krijuar këtë jetë me katër fëmijë të mrekullueshëm, të cilët janë gjëja më e rëndësishme në jetën tonë, prandaj zgjodha Victorian, edhe për nga mënyra se si ajo drejton familjen”, shtoi ai.

Linku: https://www.instagram.com/davidbeckham/

Foto: https://www.instagram.com/davidbeckham/