Home ShowBiz Fituesja e OSCAR: Po të isha burrë do paguhesha më shumë
Fituesja e OSCAR: Po të isha burrë do paguhesha më shumë
0

Fituesja e OSCAR: Po të isha burrë do paguhesha më shumë

0
0

Aktorja britanike fituese e çmimit Oscar, Olivia Colman, ka thënë se do të paguhej “shumë më shumë” për filmat e saj nëse do të ishte burrë.Në  një intervist për Cnn  aktorja tha se ishte e vetëdijshme  se nëse do të quhej  Oliver Colman, do të fitonte shumë më tepër. Aktorja foli për një pabarazi pagash që ishte 12,000% diferencë sipas saj.

Çështja e pagës së barabartë në Hollivud shpërtheu një dekadë më parë, por lista më e fundit e top 10 aktorëve më të paguar përmban vetëm dy gra. Colman iu bashkua listës A të Hollivudit në vitin 2019 kur fitoi Oscarin për aktoren më të mirë për rolin e Mbretëreshës Anne në filmin “The Favourite”, dhe që atëherë ka pasur dy nominime të tjera.

Ajo së fundmi u shfaq në filmin Wonka dhe do të shfaqet në filmin e ardhshëm Paddington In Peru. Hitet e saj televizive përfshijnë Heartstopper dhe Secret Invasion, teksa luajti Mbretëreshën Elizabeth II në seritë tre dhe katër të The Crown të Netflix.

Linku: https://www.harpersbazaar.com/uk/culture/culture-news/a60292097/olivia-colman-gender-pay-gap/

Foto: https://www.instagram.com/olivia_colman_official/