Meritoni dhe Rike para se të hynin në shtëpinë vip kanë qenë miq të mirë ku janë shprehur se kanë dhe miq të përbashkët jashtë. Rrjedha e Big Brother duket se e tjetërsoi miqësinë e tyre dhe rrugës dyshja e humbën respektin që kishin.
Disa herë i kemi parë në debate të forta ku nuk kanë munguar dhe ofendimet.
Pas reflektimit që ka pasur në dhomën e bardhë Meritoni i ka kërkuar ndjesë Rikes për të gjitha sjelljet e gabuara ndaj saj.
Ty të vlerësoj, të falenderoj. Më fal për çdo gjë, nga dita e parë deri më tani të kërkoj falje 1000 herë!
Ndërkohë, modelja është shprehur se i vjen keq që po e sheh Meritonin në këtë gjendje, ndërsa i ka thënë:
“Tani e kuptove pas 3 muajsh që jam njeriu jot”
Duket se Rikja pavarësisht se ai i kërkoi falje ajo ka inatet e saj të cilat nuk i flet dot në kamera dhe i ka thënë se do ta flasin shtruar jashtë kamerave.
Linku:https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/rike_roci_/