Home ShowBiz Vanessa Hudgens kritikon fotografët për shkelje të privatësisë pas daljes nga spitali
Vanessa Hudgens kritikon fotografët për shkelje të privatësisë pas daljes nga spitali
0

Vanessa Hudgens kritikon fotografët për shkelje të privatësisë pas daljes nga spitali

0
0

“Ne jemi të zhgenjyer që privatësia e familjes sonë u përçmua dhe u shfrytëzua”: tha Hudgens.

Vanessa Hudgens ndryshe ylli i filmit “High School Musical” disa ditë më parë ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Teksa ka dal nga ambientet e spitalit, e shoqëruar dhe me partnerin e saj, ajo është ndjerë e shqetësuar nga fotografët që ndodheshin shumë pranë saj.

Nëpërmjet nje InstaStory ajo i kritikon ata për shkeljen e ruajtjes së privatësisë së familjes së saj, pasi ata lanë spitalin pas lindjes.

Megjithatë, aktorja vuri në dukje se familia e tyre ishte e lumtur me ardhjen e anëtarit më të ri të tyre, duke përfunduar postimin e saj: “Pavarësisht kësaj, nëna, babi dhe bebi janë të lumtur dhe të shëndetshëm.”

TMZ ishte i pari që raportoi se Hudgens kishte lindur, duke publikuar foto të aktores, bashkëshortit Cole Tucker dhe fëmijës së tyre të re që lanë spitalin.

Fëmija i ri është jo vetëm fëmija i parë i aktorit, por edhe i aktores me bashkëshortin e saj, lojtarin e bejzbollit të Colorado Rockies, Cole Tucker, me të cilin u lidh në dhjetor të vitit 2023 në një ceremoni me 100 miq dhe familjarë në Tulum, Meksikë.

Ajo e njohu Tucker-in nëpërmjet një seminarie meditimi në Zoom të drejtuar nga Joe Jonas gjatë fillimit të pandemisë Covid-19 në vitin 2020.

Liku: https://www.independent.co.uk/life-style/vanessa-hudgens-family-paparazzi-privacy-b2574885.html

Burimi i fotos: Instagram https://www.instagram.com/p/C6fOPpSxksl/?img_index=1

 

tags: