Princesha e Dubait Shaikha Mahra përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram njoftoi ndjekësit se po divorcohet nga bashkëshorti i saj i Sheikh Mana.
Në një veprim të guximshëm dhe të papritur, princesha e Dubait, Sheikha Mahra bint Mohammed bin Rashid Al Maktoum, hodhi një “bombë” në Instagram duke shprehur të gjitha padrejtësitë e burrit të saj, Sheikh Mana bin Mohammed bin Rashid bin Mana Al Maktoum.
‘I dashur bashkëshort, pasi je i zënë me shoqërues të tjerë, unë këtu shpall divorcin tonë. Të divorcoj ty. Të divorcoj, dhe të divorcoj. Kujdesu për veten. Ish-bashkëshortja jote.'”
Çifti është bërë me fëmijë para disa muajsh, por kjo arsye nuk e ndaloi princeshën të vepronte duke i kërkuar atij divorcin.
Lajmi është përhapur në rrjet me një shpejtësi tepër të madhe duke bërë të mundur krijimin e disa spekulimeve në lidhje me faqen e Instagramit të princeshës. Shumë tregojnë se mund ta kenë hakuar, ndërsa disa të tjerë menduan se ata i kanë bërë bllok njëri-tjetrit në rrjetet sociale.
Linku: https://economictimes.indiatimes.com/magazines/panache/dubai-princess-sheikha-mahras-message-for-husband-via-instagram-i-divorce-you-i-divorce-you-and-i-divorce-you/articleshow/111801706.cms?from=mdr
Burimi i fotos: Instagram https://www.instagram.com/p/C1uDRKytCk8/?igsh=MXd0ZGp4NnpkMDEyZA==