Home Lifestyle Viktor Canosinaj sjell botimin e dytë të librit “Meriyll”
Viktor Canosinaj sjell botimin e dytë të librit “Meriyll”
0

Viktor Canosinaj sjell botimin e dytë të librit “Meriyll”

0
0

Shkrimtari i njohur Viktor Canosinaj ka ndarë një lajm shumë të gëzueshëm për lexuesit në rrjetin e tij social Instagram. Ai ka vendosur të rikthejë pas shumë vitesh librin e preferuar nga të gjithë “Meriyll” por këtë herë në një vëllim ndryshe. Emri i librit do të jetë  “Pandashmërit Meriyll”. 

Në foton e publikuar ai shkruan:PANDASHMERISHT MERIYLL” – Vendosa edhe pikën e fundit në këtë roman që jetonte brënda meje prej shumë kohësh. Që nga botimi i romanit “Meriyll” në vitin 2000 kanë qenë të shumtë lexuesit që, nëpër takime letrare, më kanë pyetur dhe më kanë sugjeruar të shkruaj një vazhdim të romanit. Më në fund kjo ndodhi. Këtë herë është fjala për një roman për të rritur, personazhet kryesore të të cilit, Sidi dhe Meri, janë studente, pra sërish në një fazë kalimtare të jetës. Shpresoj që libri të dalë në qarkullim nga vjeshta”. 

Nëpërmjet fjalëve të shkruajtura nga vetë shkrimtari ynë, Viktor Canosinaj dalim në përfundimin se libri do të publikohet në vjeshtë, pra ai ka vendosur ti mbaj lexuesit në pritje edhe për pak kohë. 

meriyll

Linku: https://www.instagram.com/p/C9b7KJvtkZb/?igsh=OW4yejRtNmJweXFt 

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CpLghhcNg3N/?igsh=amkxNzV2czg3MHVt