Lumbardhi dhe Kaderi kanë qenë një nga çiftet e krijuara në Big Brother Vip Kosova. Deri më tani u duk se romanca e tyre po ecte mirë por jo. Kaderi ka qenë ajo që ka njoftuar ndarjen ku është shprehur se ka vuajtur shumë në këtë lidhje.
Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale Kaderi shprehet:
Përshëndetje njerëz të mirë! Duke qenë se bashkë kemi ndarë shumë gjëra, desha të ndaj me ju një lajm për jetën time private. Unë tash e tutje nuk jam më me personin që isha deri dje.”
Kicaj thotë se, si vajzë, ka luftuar çdo sfidë për të qëndruar në lidhje, por ka përjetuar shumë vështirësi. Ajo siguroi ndjekësit se do të përgjigjet për çdo pyetje, por kërkoi mirëkuptim dhe respekt për privatësinë e saj: “Për çdo lloj pyetje kam përgjigje por nuk dua të lëndoj askënd sepse unë, vetëm jam lënduar në këtë lidhje.”
Linku: https://www.instagram.com/stories/kaderkicaj_/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/stories/kaderkicaj_/