Rapperi dhe producenti legjendar, Snoop Dogg bëri një udhëtim nëpër kujtime duke rishikuar lidhjen e tij të ngushtë me mbretëreshën e ndjerë të Anglisë, mbretëreshën Elizabeth. Gjatë një intervistë në radion Capital FM në Mbretërinë e Bashkuar rapperi reflektoi mbi përvojat e tij me mbretëreshën e ndjerë duke e përmendur në mënyrë të rastësishme.
Kur North e pyeti yllin për planet e tij ndërsa ishte në Mbretërinë e Bashkuar, Snoop tha: “Do të shkoj te pallati të shoh nëse më lënë brenda,” duke iu referuar Pallatit Buckingham. Vetëm Zoti Dogg mund të flasë në një mënyrë kaq të qetë për gruan më të fuqishme të botës.
Për më tepër ai përmendi gjithashtu se ajo e pëlqente muzikën e tij dhe ofroi ngushëllime dy vjet pas vdekjes së saj në 2022.
“Pusho në paqe mbretëreshë, ajo ishte vajza ime. E kupton çfarë po them?”
Kjo nuk është hera e parë që rapperi flet kaq për mbretëreshën. Më parë ai i tha DJ Whoo Kid se ajo i kishte ardhur në ndihmë kur kishte pasur një përpjekje për ta ndaluar atë të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1994. Në atë kohë rapperi ishte përballur me akuza për vrasje të shkallës së parë dhe të dytë dhe si pasojë disa palë në Mbretërinë e Bashkuar dëshironin ta mbanin atë jashtë vendit dhe të ndalonin performancat e tij në atë vend.
Linku: https://www.pinkvilla.com/entertainment/hollywood/snoop-dogg-says-late-queen-elizabeth-was-a-fan-of-his-music-that-was-my-girl-1334966
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C95wJMTIZ1k/?img_index=2