Home Sport Eva Buzo ia del me sukses, kalon me not kanalin e Otrantos
Eva Buzo ia del me sukses, kalon me not kanalin e Otrantos
0

Eva Buzo ia del me sukses, kalon me not kanalin e Otrantos

0
0

Eva Buzo bëhet atletja e parë grua që ia del të kalojë me not kanalin e Otrantos.

Eva Buzo ka përfunduar udhëtimin e saj prej 35 oresh e 17 min dhe 92 km nga brigjet e Leces deri në Gadishullin e Karaburunit, ku dhe ka prekur arritur në tokën shqiptare në një nga gjiret e Karaburunit.

Një udhëtim i vështirë për avokaten me origjinë shqiptare e cila ia doli pas disa tentativave.

Ajo ka ndaluar shumë pak duke pirë ujë dhe udhëtimi ka qenë konstant. Nuk ka pasur asnjë problem gjatë udhëtimit prej 35 orësh.

Në momentin e mbërritjes Eva nuk është në gjendje të flasë për shkak të kalcifikimit të gojës nga kripa. Ndërkohë raportohet se gjendja e saj është shumë e mirë.

Linku: https://www.instagram.com/evabuzo/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/evabuzo/

tags: