Big Brother Vip Kosova pritet të marrë një penalitet të fortë për shkak të hyrjes së Atillës në këtë spektakël.
Së fundmi Drenusha ka dhënë një mesazh kondradiktor nga dhoma e rrëfimit. Në momentin e hyrjes ajo u duk e frikësuar dhe pas disa orësh deklaroi se nuk ndihet e kërcënuar.
“Prania e tij këtu nuk më ngjall aspak frikë, pasi e di që Big Brother ka kontroll të plotë dhe nuk toleron asgjë të dëmshme. Po ashtu, unë vet si Drenushë ndihem plotësisht e qetë, pa u ndjerë e kërcënuar apo e ngarkuar psikologjikisht,” u shpreh Drenusha.
Ajo shtoi se, përkundrazi, e sheh këtë situatë si një mundësi për pajtim.
“Kam parë një pikë shprese për një kërkim falje që kam pritur dhe që do të ishte e rëndësishme për raportin me fëmijët tanë. Absolutisht asgjë më shumë,” theksoi ajo.
Linku:https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/