Home ShowBiz Mes lotësh Egla Ceno rrëfen detaje nga humbja e të atit
Mes lotësh Egla Ceno rrëfen detaje nga humbja e të atit
0

Mes lotësh Egla Ceno rrëfen detaje nga humbja e të atit

0
0

Egla Ceno është një emër super i komentuar si në fushën e artit dhe atë të jetës private.

Në daljen e saj të fundit aktorja ka ndarë copëza nga etapat e jetës së saj. Një pjesë të rëndësishme e zë familja.

Egla Ceno mes të tjerave ka rrëfyer edhe humbjen e të atit. Ajo u shpreh se ai ka ndërruar jetë kur aktorja ka qenë 18 vjeç, por tregon disa kujtime që nuk do t’i largojë kurrë nga memoria.

“Sa kisha mbushur 18 vjeç kur ndërroi jetë. Më merrte kudo me vete, në kinostudio dhe dasma, në kinema sigurisht, në shfaqje… Ka vdekur aq veç sa jam unë sot. Mami më thotë që duart i kam si babi dhe kaçurrelat. Jam krenare që i kam ngjarë”, tregoi Egla, ndërsa u ndal dhe te momentet e vështira që ka kaluar para se i ati të ndërronte jetë.

“Unë isha gjimnaziste, ai dilte çdo mëngjes pinte kafe te një lokal afër kinoteatrit. Dy raste më janë fiksuar në kokë me babin, ditën kur i ra hemorragjia cerebral kam kërkuar për të dalë jashtë nga ora e mësimit, ndenja ankth. U afrova te lokali dhe një shok i babit më merr dhe më afron te lokali ku ishte babi. Shoh tim atë që po pësonte hemorragjinë. Vjen ambulanca dhe e transferon në Berat, aty ka ndenjur 14 ditë.

Një natë para se të vdiste më përsëritej kjo gjendje. Ishte e vështirë dhe të lëvizje, të ishe femër mund edhe të grabiteshe. Gjetëm një makinë u nisëm dhe e kam takuar, nuk fliste ishte paralizuar gjysma e tij e djathtë. I thash se do të sjell dhe çunat, diçka u mundua të thoshte, por nuk e bëri dot. Ika në shtëpi atë mbrëmje dhe ditën tjetër e sollën pajetë”, ka rrëfyer Egla mes lotësh.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=A-4PWqqZ2os

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/egla_ceno/

tags: