Home ShowBiz Alma Bekteshi flet hapur për divorcin nga partneri
Alma Bekteshi flet hapur për divorcin nga partneri
0

Alma Bekteshi flet hapur për divorcin nga partneri

0
0

Këngëtarja Alma Bekteshi në daljene  saj të fundit i është rikthyer temës së zhurmshme të divorcit nga partneri pas shumë vitesh së bashku.

Ajo la të kuptohej se shkak është bërë tradhëtia dhe këngëtarja nuk bën kompromis me një gjë kaq të rëndë.

“Ende nuk ka përfunduar divorci. Ishte dëshira ime për Vitin e Ri që këtë vit të mbaronte, por ende jo,” tha Alma, duke e cilësuar këtë vonesë si një barrë të vazhdueshme.

“Fillimisht mendon se ke gabuar diku. Çiftet këtu tek ne nuk komunikojnë. Jeta jonë është plot me justifikime, nga ‘po dal me shokët’ deri te ‘po iki të pi një kafe’. Femra shpesh mbetet të mbajë gjithë barrën vetë,” tha ajo.
E pyetur nëse kishte dëshirë të ruante një marrëdhënie miqësore me ish-bashkëshortin, këngëtarja ishte kategorike: “Është e pamundur të komunikosh me një narcistoid, dikë që mendon vetëm për veten. Kjo e bën çdo gjë të vështirë.”

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=BRB43LFSBG8&t=272s

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/C737F3_oUPY/?img_index=1

tags: