Mbrëmjen e djeshme Kevini mori një mesazh nga Ana e cila ndodhet jashtë shtëpisë. Ajo i tregoi se e suporton shumë atë dhe lojën e tij. Po ashtu Ana i premtoj se do të dalin së bashku pas daljes nga Big Brother Kosova.
Por mbrëmja e djeshme për Kevinin ka rezervuar dhe një surprizë tjetër. I ati nëpërmjet një komunikimi u shpreh kështu për të dhe lidhjen me Anën.
Babai i tha Kevinit që është krenar me lojën që po bën brenda shtëpisë.
“Ne jemi të lumtur, je në një vend special, është vendi i mamit tënd, ne si kilianë jemi shumë krenar që të shohim aty”, u shpreh babai i tij.
Sa i përket raportit të tij me Anën, ai u shpreh që është simpatike dhe e bukur.
Gjithashtu familjarët i thanë që po e ndjekin Kevinin nga Kili.
Ata i uruan që t’i shkojë mbarë, teksa shtuan e gjitha familja është duke e përkrahur.
Linku:https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/Cop2cWSO-k_/