“Un nuk e njihja vajzën” Flet për herë të parë Antonela Berisha për sulmin ndaj Klea Prengës
Antonela Berisha ka qenë e ftuar në programin “Goca dhe Gra”, ku ka folur për herë të parë për sulmin ndaj Klea Prengës. Antonela është shprehur se nuk do donte të ndodhte ajo që ka ndodhur dhe po ta kthente kohën pas nuk do ta bente atë veprim.
Ajo madje ka kërkuar falje publike dhe ka treguar se nuk e njeh vajzën në fjalë dhe se është ndodhur në atë situate krejt rastësisht. Ju kujtojmë që Antonela Berisha dhe Mariela Berisha kanë sulmuar Klea Prengën në një restorant në Tiranë, duke i shkaktuar demtime të rënda në fytyrë.
Mariela e ka sulmuar Klea Prengën për arsye xhelozie me dyshimin se ajo kishte marrëdhënie intime me bashkëshortin e saj edhe pse kjo akuze është përgënjeshtruar nga vetë Klea teksa është shprehur se nuk i ka ndërhyrë askujt në familje.
Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=C0IebY1ry9g
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C7kAOYkuH4O/?img_index=1