Home ShowBiz Celine Dion kujton bashkëshortin e ndjerë Rene Angelil në përvjetorin e 30-të
Celine Dion kujton bashkëshortin e ndjerë Rene Angelil në përvjetorin e 30-të
0

Celine Dion kujton bashkëshortin e ndjerë Rene Angelil në përvjetorin e 30-të

0
0

Këngëtarja kanadeze, fituese e çmimeve Grammy, Céline Dion, së fundmi hyri në Instagram për të uruar bashkëshortin e saj të ndjerë René Angélil për 30 vjetorin e martesës.

Krahas fotove me partnerin e saj, Celina shkruan: “Ti vazhdon të ma mbushësh zemrën çdo ditë. Je gjithçka për ne. Na mungon shumë. Gëzuar 30 vjetorin, i dashur!”

Producenti, menaxheri dhe mentori i saj i muzikës, vdiq në vitin 2016, në moshën 73-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin.

Së fundmi këngëtarja ka treguar një detaj të çuditshëm nga dasma e tyre, e cila u zhvillua në vitin 1994. Veshja e kokës që ajo mbante, e cila thuhet se ishte e mbuluar me 2,000 kristale Swarovski, peshonte 7 kg dhe ishte qepur në kokën e saj ditën e dasmës për të siguruar që zbukurimi i gjatë dhe i rëndë të mos i binte.

Dion dhe Angelil u takuan për herë të parë në vitin 1980, kur ai ishte 38 vjeç dhe ajo vetëm 12. Në atë kohë, ai ishte një producent muzikor që ishte interesuar për këngëtaren e re dhe vendosi ta përfaqësonte atë.

Shtatë vjet më vonë, Dion dhe Angelil shkuan në takimin e tyre të parë zyrtar së bashku, pavarësisht diferencës së moshës 26-vjeçare mes tyre. Më pas, në vitin 1991, një vit pasi u publikua albumi i parë anglez i Dion, Unison, të dy u fejuan. Asgjë nga këto nuk u zbulua, megjithatë, deri në vitin 1993, kur dyshja doli për herë të parë publike me lidhjen e tyre.

Linku:https://www.firstforwomen.com/entertainment/celebrities/celine-dion-honors-husband-renw-angelil-on-anniversary

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/celinedion/